U shërua nga COVID/ Deputeti Përmeti: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën, nëse do isha kuruar në Shqipëri këtë intervistë nuk do ta bënim dot (VIDEO)

5 Janar 2021, 18:05| Përditesimi: 5 Janar 2021, 18:39

  • Share

Deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti, daljen e tij të parë publike pas shërimit nga COVID-19 e bëri në një intervistë për Report Tv pasditen e sotme.  Duke treguar mbi situatën që kaloi Përmeti thotë se gjendja ka qenë shumë e keqe dhe në rrezik për jetën.

"Ishte situata shumë e vështirë. Kalova 21 ditë në reanimacion. Dëmtimi i mushkërive ishte shumë i madh dhe jam në periudhë rikuperimi. Edhe sot pas 70 ditë kam nevojë për rikuperim. Po ju them që kur shkova në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën. Nëse do të isha kuruar në Shqipëri mendoj se këtë lidhje nuk do ta bënim dot.

Deputeti u shpreh se për kurimin e tij ka kontribuar familja e tij vetëm dhe asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve, ndërkohë që nënvizoi se është hera e dytë që është infektuar. 

"Asnjë institucion shtetëror nuk ka kontribuar në asgjë. Ka qenë i familjarëve dhe miqve të mi. Asnjë lek nga taksa paguesit shqiptar nuk është harxhuar për kurimin tim.  Është hera e dytë që e kaloj COVID, herën e parë e kalove lehtë. Dhe unë e mora lehtë por ja që më kapi më keq.  Më ka bërë shumë përshtypje se në telefonin tim përveç miqve kam parë shumë mesazhe nga deputetë të mazhorancës sesa nga ish-deputetë të PD-së. Dhe për këtë më vjen shumë keq. Mesazhe kortezie kam marrë më shumë nga PS", tha ndër të tjera Andi Përmeti.  

Deputeti i infektua disa javë më parë dhe nuk e ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme virusin, por pasi u dërgua për kurim në Turqi, pas trajtimit arriti ta fitojë betejën me COVID.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urimi: 05/01/2021 20:09

    Ka raste ne Shqiperi ,mosha te reja qe JANE shpetuar per fije. Ketu ne nuk arritem kolaps Spitalor, per fat te mire. Turqia ka patur dhe ka situate shume here me te renduar. Po e pate per te jetuar do jetosh!Sa veta nuk u kthyen me nga Turqia gjalle??? Prandaj mos ia fut kot,se sidomos per Turqine kemi info personale nga familiare atje dhe une qe po shkruaj e di mire kete...

    Përgjigju
  • Problemi: 05/01/2021 19:27

    Kur flet kështu ti o deputet çfarë do thone njerëzit e thjeshte per spitalet ne Shqipëri.Megjithate besoj se njerëzit me te afte ne Shqipëri jane "deputetet si puna jote" lum si ne qe shpetove do na çosh përpara.......

    Përgjigju
    • Arben: 05/01/2021 20:44

      O Problem më kënaqe

  • Lol: 05/01/2021 19:15

    Ska kurim as ne hen te shkosh. Ne Shqiperi po punohet shum mir

    Përgjigju
  • Tekniku: 05/01/2021 19:15

    Jo po thojani Ramazonit

    Përgjigju
  • llazi: 05/01/2021 19:02

    Ore shkerdhat pse flet keq per mjeket!

    Përgjigju
    • Arben: 05/01/2021 20:45

      Llazi si thua ti kush eshtë zagar ketu?

    • Peti: 05/01/2021 19:35

      Ik o bq mu.i se mjeket zagar jan

  • Ajet: 05/01/2021 18:30

    Deputet patatinash. Ju mbeti emri tani, deputet, ish deputet pavaresisht se jane idiote, disa kriminele e trafikante. E degjeneruan kete vend.

    Përgjigju
    • [email protected]: 05/01/2021 21:17

      Poooooo Do ishte nje humbje vërtet e "madhe"... Mbiemrin e ke te bukur.....por.... Nejse...ti je perseri midis nesh. Urime.

    • Toni: 05/01/2021 20:03

      Cfare humbje do ishte per ne sikur ky te kishte vdekur dhe mos kishim patur mundesi qe te lexonim intervisten e tij. Me thene te drejten se lexova vec titulli me nxiti te beja kete koment

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?