Federata Italiane e Futbollit ka nisur një hetim që edhe njëherë ka të bëjë me Luciano Moggi-n.
Ky i fundit, i përjahstuar përjetë nga futbolli për rastin e Calciopolit në 2006, është para në fushë dhe pankiën e Juventusit gjatë ndeshjes për të rinjtë kundër Napolit. Episodi në fjalë është zhvilluar më 14 janar dhe pasi pamjet u bënë virale prokuori i federatës ka nisur një hetim për rastin.
Përveç Juventusit, në hetim do përfshihet edhe Napoli pasi ka qenë klubi organizator në këtë rast.
Kujtojmë se Luciano Moggi është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri, pasi në një farë periudhe, pas përjashtimit në Itali, ishte drejtor sportiv i Partizanit në Shqipëri.