Foto nga Policia greke

Kronikë

U shfaq në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe tentoi ta vriste me thikë, arrestohet 46-vjeçari në Greqi, me vete kishte edhe kokainë

2 Qershor 2021, 09:43| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 09:50

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Volos të Greqisë, ku një 46-vjeçar shqiptar, është shfaqur në shtëpi ish-bashkëshortes së tij dhe me një thikë në dorë, ka tentuar të vrasë atë dhe babain e saj.

Gruaja 37-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare dhe babain i saj, arritën të dilnin nga shtëpia dhe t’i drejtoheshin komisariatit më të afërt për të denoncuar momentet e tmerrit që përjetuan.

Policia disa orë më vonë, arrestoi 46-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia ka gjetur 4,77 gr kokainë, sasi që u sekuestrua.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?