Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është liruar nga të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme, pasi videove që qarkulluan në rrjet shfaqnin kryeministren 36-vjeçare finlandez duke kërcyer plot energji dhe duke pirë me miqtë dhe të famshëm.
Ankesat e shumta drejtuar parlamentit të Finlandës pretendonin se konsumimi i tepërt i alkoolit në festë në gusht do ta kishte bërë Marin, kryeministren në të paaftë për të kryer detyrat e saj zyrtare.
Megjithatë, kancelaria e drejtësisë e Finlandës, një zyrë e pavarur përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së veprimeve të ministrave, ku çdo qytetar mund të paraqesë një ankesë arriti në përfundimin se ajo nuk i kishte neglizhuar përgjegjësitë e saj.
Nuk kishte “asnjë arsye për të dyshuar për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj, apo për ndonjë neglizhencë të përgjegjësive të saj zyrtare”, shkroi në vendimin e tij Tuomas Pöysti, kancelari i drejtësisë. Ankesat drejtuar kancelarisë pretenduan gjithashtu se sjellja e saj ishte e papërshtatshme për një kryeministre dhe se ajo kishte minuar "reputacionin dhe sigurinë" e Finlandës.
Në një video që qarkulloi në rrjetet sociale në gusht të këtij viti, Sanna Marin shfaqej duke kërcyer e duke pirë më miqtë ku mori kritika të shumta ndërsa pati aludime edhe për përdorim kokaine. Pas kësaj, Marin doli në një konferencë për mediat ku tha se ka bërë testin e drogës e se nuk ka konsumuar lëndë narkotike të paligjshme. Pas kësaj qarkulloi një tjetër video e kryeministres duke kërcyer në një club.
Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Para pak kohësh, Marin u quajt "kryeministrja më e cool në botë" nga gazeta gjermane Bild. Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.