'U shit si mik i familjes, ia punuan Kristit pas shpine', Roberti reagon ashpër ndaj Lorencit

27 Mars 2023, 16:23| Përditesimi: 27 Mars 2023, 16:24

  • Share

Robert Aliaj ka reaguar sot i ftuar në "Shqipëria live" për deklaratën e Lorencit, i cili tha se ka pasur një lidhje me Keisin. Roberti tha se reagimi i Kristit ishte shumë qytetar pas gjithë atyre çfarë i bënë pas kurrizit.

“Ata të dy që ­ça nuk bënë pas kurrizit dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka pasur një presion shumë të madh dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ke të drejtë. U shit për mik i familjes dhe doli komplet tjetër. U fut për destabilizim”, tha Roberti.

Kujtojmë që dje reagoi edhe Sabiani. Këngëtari ka bërë një status në rrjete sociale ku ka shkruar se Keisi duhet të dalë jashtë nga "Big Brother VIP" sepse "bespremat" (i drejtohet Lorencit) duan të marrin vëmendje prej saj. 

"Princesha e babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje. Kësaj rradhe nuk do futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi, je gjëja më e shtrenjtë e babos", ka shkruar Sabiani.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?