Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Bledar Maksuti.
Trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen duke sjellë kështu pavlefshmërinë e vendimit të marrë nga KPK në prill të vitit 2021 për shkarkimin e prokurorit të Tiranës.
Kujtojmë se në vendimin e marrë për shkarkimin e Maksutit, u dha si arsye deklarimi i pasaktë i pasurive të familjes së tij pavarësisht se pronat e ishin blerë para se ky i fundit të emërohej prokuror.