Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu.
Në vendimin e sotëm të KPA, të përbërë nga kryesuesi Sokol Çomo dhe anëtarët Mimoza Tasi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, u rrëzua ankimimi i Kudusi Shahut dhe u la në fuqi shkarkimi i tij nga detyra, i datës 12 Dhjetor 2022.
Gjatë verifikimit të figurës së tij, u evidentuan pasaktësi në deklarimin e tij të pasurisë.
Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 13/2023, datë 17.03.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 597, datë 12.12.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 597, datë 12.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.07.2025.
Komente
