Irini Shehu

Kronikë

U shkarkua nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës, arrestohet në flagrancë ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, përndoqi drejtorin aktual

23 Prill, 21:20| Përditesimi: 23 Prill, 22:14

  • Share

DIBËR – Policia ka arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë Irini Shehun, ish drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, pasi dyshohet se ka përndjekur drejtorin aktual të spitalit, Ruzhdi Deda.

44 vjeçarja, aktualisht edhe kryetare e Këshillit Bashkiak të Dibrës, është prej disa javësh nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale të përndjekjes, pasi dyshohet se ka përndjekur ish vartës të saj. Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish vartësit e saj.

Rasti më i fundit ishte ai i kryeinfermieres Shpresa Biçi, 48 vjeçe, e cila bëri kallëzim në polici duke pretenduar se Shehu e ka kërcënuar me mesazhe dhe telefonata. 

Policia e Dibrës ka konfirmuar se ka proceduar penalisht Shehun për veprën “Përndjekja” dhe, me urdhër të Prokurorisë, ajo është vënë në pranga. Aktualisht ndodhet nën mbikëqyrjen e forcave të rendit në një nga dhomat e Spitalit Rajonal, duke u përpjekur të shmangë arrestin përmes pretendimeve për gjendje të rënduar shëndetësore.

Vetë Shehu e ka cilësuar arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

Ngjarjet e fundit vijnë pas një incidenti të ndodhur më 11 shkurt, ku Shehu, gjatë një debati me shefin e Financave, Shaban Uklala, e kishte sulmuar këtë të fundit fizikisht me një kapëse metalike letrash, çka çoi në shkarkimin e saj nga detyra. Pavarësisht largimit, ajo dyshohet se ka vijuar të intimidojë punonjësit e spitalit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 24/04/2025 07:51

    Shikoni cfar fytyre eshte ,dhe kjo shpjegon gjithcka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?