Një ditë më parë, drejtuesit kryesorë të policisë së Shkodrës u shkarkuan nga detyra në mes të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth. U largua nga detyra drejtori i qarkut, Fatmir Lleshaj, shefi i komisariatit, Nik Nikollaj, ndërsa u pezullua shefi i stacionit të Thethit, Edison Gjoka.
Në protestën e mbajtur kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth, ishte një prej protestuesve që drejtori gishtin nga Nik Nikollaj, duke e akuzuar se ka marrë para për të lejuar ndërtimet. Nikollaj i përgjigjet duke thënë që të shkojë të bëjë kallëzim në prokurori për akuzat që po hedh kundrejt tij.
"Ju keni shkelur ligjin dhe keni marrë lekë për t’u bërë këto ndërtesa. Ju jeni hajduta. Sot vini dhe i shembni. Ti i pari që vjen për t'i shembur. Ti nuk zbaton ligjin, zbaton leshin. Ke marrë lekë dhe ke lënë me ndërtuar.", thotë banori i revoltuar.
Kujtojmë që po dje Gentian Berberi u emërua drejtor i komanduar i Policisë së Shkodrës, i cili do të zëvëndësojë Fatmir Lleshajn, tashmë i larguar nga detyra.
Komente

Nike Nikollaj eshte oficer me integritet dhe ka dhene per Policine. Respekteeeeeee.
Përgjigju