Prokurori Besnik Cani, ish anëtar i KLP, u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por mesa duket kjo nuk do të jetë fati i tij përfundimtar. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot që për të të rihapen procedurat, duke pranuar ankimin e tij për vendimin e KPA, pasi pjesë e trupës gjykuese ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut.
Me 6 vota pro dhe 1 kundër ‘Strasburgu’ ka vendosur për shkak se Daci është zgjedhur padrejtësisht në KPA atëherë vendimi është i padrejtë, kështu që çështja duhet të rikthehet për gjykim. Gjykata thotë se në këtë vendim është shkelur neni 6, paragrafi 1, i Konventës së të Drejtave të Njeriut, e cila detyron për një proces gjyqësor të drejtë brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj.
Megjithatë Gjykata ka pranuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare se mund të ketë një rrugë ligjore për kërkuesin për të kërkuar rihapjen e procedurave.
“Rrjedhimisht, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së ankuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj” sipas nenit 6, 1 të Konventës do të ishte rihapja e procedurave, nëse aplikanti kërkon një rihapje të tillë, dhe rishqyrtimi i çështjes në një mënyrë që është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 6, 1 të Konventës. Së fundi, kërkuesi kërkoi që Gjykata të anulonte vendimin e KPA -së të datës 27 shkurt 2020 dhe të urdhëronte Qeverinë ta rivendoste atë menjëherë në zyrën e tij të mëparshme. Në funksion të juridiksionit të saj dhe natyrës së shkeljes që u konstatua në lidhje me procedurat e verifikimit të kërkuesit, Gjykata e refuzon këtë kërkesë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Për më tepër Gjykata rithekson se konstatimi i shkeljes së të drejtës për një gjykatë të krijuar me ligj në rastin konkret nuk mund të merret në vetvete për të imponuar mbi shtetin e paditur një detyrim sipas Konventës për të rihapur të gjitha çështjet e ngjashme që janë bërë që atëherë, 'res judicata'. Cani është prokurori i parë në Shqipëri që fiton gjyqin në Strasburg përballë vettingut, por që sigurisht nuk lidhet me vettingun si proces por me një rast individual.
Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. GJKKO vendosi se gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së.
Mos u hidhni ne konkluzione te parakohshme.B.Canit iu dha e drejta //Stay of execution// per teknikalitete,nuk doli i pafajshem.Strasburgu ka kerkuar rihapje ose perseritje te gjyqit,qe e thene ne shqipe te thjeshtuar,Cani vertet mund t'a perserise gjyqin e Vetingut,por sic mund te dale i pafajshem,ashtu dhe mund te rikonfirmohet denimi i pare.
PërgjigjuKu eshte futur Kim valle? Po ai Lu me Vlahutin dhe Soreken,dini gje ku jane?
PërgjigjuGjykata e Strasburgut po gjykon ne nivelin e Gjykates se Pukes( pa ia ngrene haken). Dmth 1. Shqyrton vetem nje pjese te ankimit dhe jo ankimin ne teresi??? 2. i jep te drejte kerkuesit por ne kundershtim me prapktiken e kesaj gjykate nuk akordon demshperblim?????
PërgjigjuObobo do filloje te qaje Kim tani, mos qaj moj Kim
Përgjigju