Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz, është shkarkuar nga Donald Trump, së bashku me zëvendësin e tij, Alex Wong.
Sipas gazetares së CNN, Kaitlan Collins e cila ka publikuar ku në pamjet e filmuara gjatë kësaj jave, tregojnë një moment kur Waltz nuk hipën në avionin presidencial. Ai shihet teksa qëndron përbri avionit, ndërsa këshilltari i Trump, Stephen Miller ngjit shkallët e “Air Force One.”
“Është një fluturim që zgjat vetëm 10 minuta afërsisht,” shprehet Collins në komentin që i bën videos, “ndaj është tejet e pazakontë që dikush të fluturojë në helikopterin presidencial dhe pastaj të mos lejohet të shkojë në udhëtim.”
Ajo shton se CNN ka pyetur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë dhe se shpjegimet e tyre praktikisht arritën në pikën ku ai [Ëaltz] nuk kishte më besimin e presidentit dhe stafit të tij të lartë, dhe iu njoftua se koha e tij Këshilltar i Sigurisë Kombëtare kishte përfunduar.
Komente
