Fatmir Hoxha, gjyqtari i shkarkuar nga KPA

U shkarkua nga Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Fatmir Hoxhën

25 Shtator 2018, 17:07| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 17:44

  • Share

Pas ankimimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, largohet nga sistemi i drejtësisë, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit me trupë gjykuese kryesues: Albana Shtyllën, relator: Ina Rama dhe anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz kanë vendosur të lënë në fuqi shkarkimin për efekt të Vettingut për gjyqtarin Fatmir Hoxha.

Hoxha u shkarkua disa javë më parë pasi rezultoi se nuk justifikonte dot pasurinë dhe disa para të mbledhura nga dasma e tij vite më parë.

Hoxha ankimoi vendimin duke kërkuar rikthim në detyrë, por KPA vendosi të quajë si të drejtë vendimin e KPK. Këtë vendim, gjyqtari Hoxha ka mundësinë ta apelojë vetëm duke iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut.

Ky nuk është rasti i parë që KPA lë në fuqi vendimet e KPK. Më herët Kolegji e quajti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit tjetër të Kushtetueses, Fatos Lulos.

Njoftimi i plotë i KPA

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, sot, më datë 25.09.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, mbi bazë dokumentash, ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, ndaj vendimit nr. 18, datë 10.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” vendosi me shumicw votash:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha.

Ky vendim është i formës së prerë dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 25.09.2018.

Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

Komento

Komente

  • Titi: 25/09/2018 20:21

    Hasta la vista, pleher!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?