Ken Dhima dhe bashkëshortja e tij Klorinda Çela

U shkarkua për 550 mijë USD pasuri të ‘zezë’, si e shpëtoi KLD-ja e Berishës gjyqtaren Klorinda Çela në 2014! Sot kallëzohet në SPAK, ja biznesmeni që e ‘mbuloi’ me para

28 Dhjetor 2021, 16:35| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 16:38

  • Share

Ministria e Drejtësisë ka kallëzuar sot në SPAK gjyqtaren Klorinda Çela me akuzën e tjetërsimit të pronës shtetërore tek Garda e Republikës, para se të largohej nga drejtësia me vendim shkarkimi. Gjyqtarja e Tiranës është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Vetingut në 28 tetor 2021, pasi nuk mbulonte me burime të ligjshme të ardhurash një pasuri me vlerë rreth 550 mijë USD, ndërsa dyshohet se ka fshehur disa pasuri të paluajtshme. Klorinda Çela është bashkëshortja e gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima, i shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Vetingut në korrik të këtij viti pasi nuk mbulonte me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë mbi 600 mijë USD.

Çifti i gjyqtarëve ka pak gjasa të rikthehet në detyrë në Kolegjin e Apelimit, por dyshja po shijon një pasuri përrallore, sipas Komisionit të Vetingut, e pajustifikuar. Si Klorinda Çela, ashtu edhe Ken Dhima, arritën të merrnin vendime të diskutueshme deri në vitin 2021, falë ish-KLD-së së Sali Berishës, e konsideruar si mburoja e korrupsionit dhe aferave në drejtësi.

Në maj të vitit 2014, Nasip Naço, në atë kohë Ministër Drejtësie, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shkarkimin nga detyra të çiftit të gjyqtarëve Klorinda Çela dhe Ken Dhima. Kërkesa e Naços erdhi pasi Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzoi penalisht çiftin për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie me vlerë qindra mijëra euro. Kallëzimi i ILDKP u shua pa zhurmë nga prokuroria, siç edhe ka ndodhur me qindra dosje të tjera, për fshehje dhe mashtrim me pasurinë.

KLD-ja shpëton Klorinda Çelën

Në korrik të vitit 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me në krye Bujar Nishanin, i mbështetur nga Elvis Çefa, Gjin Gjoni etj., kanë refuzuar kërkesën e Naços për ndëshkimin e Klorinda Çelës dhe Ken Dhimës, si dhe të disa gjyqtarëve të tjerë. KLD-ja kontrollohej nga Sali Berisha, përmes grupit të Nishanit, Çefës si nënkryetar, Gjin Gjonit, Xhezair Zaganjorit, Artan Brocit etj., që kishin shumicën. Për këtë grup ishte tabu shkarkimi i një gjyqtari i akuzuar për shkelje të rënda apo fshehje pasurie.

Duke i mbrojtur nga ndëshkimi, Berisha, në këtë mënyrë, i kontrollonte gjyqtarët. Kështu çifti Klorinda Çela dhe Ken Dhima, e parë në Tiranë dhe i dyti në Vlorë, vijuan qetësisht avazin e vendimeve të diskutueshme në drejtësi, deri kur u përballën me Vetingun.

Në maj të vitit 2018, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë sërish shkarkimin e Ken Dhimës nga detyra për shkelje që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Por, KLD-ja, këtë herë me në krye Ilir Metën, refuzoi shkarkimin e tij nga detyra. Në mbledhjen e përballjes në KLD, Ken Dhima shpërtheu duke e konsideruar reformën në drejtësi si vepër të George Soros, ndërsa Vetingun si Sorosian.

Në skenë ‘Meti i Kristalit’

Çifti i gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela rezultojnë se janë ‘mbuluar’ me para nga biznesmeni Ahmet Muça, ish-pronar i universitetit “Kristal”, i arrestuar në vitin 2018, për “falsifikim diplomash”.

Në vitin 2008, Ahmet Muça i ka paguar pushimet gjyqtarit Ken Dhima në Turqi dhe Egjipt, me 3 800 euro. Në vijim, Ahmet Muça ka sponsorizua botimin e librit në 20 mijë euro. Në vitin 2009, biznesmeni Muça i ka paguar Ken Dhimës një tjetër udhëtim në shumën 2 500 euro si dhe një operacion jashtë shtetit në vlerën 8 mijë euro. Në vitin 2010, Ahmet Muça i ka dhuruar gjyqtarit të Vlorës 10 mijë euro. Në vitin 2011, Ahmet Muça i ka bërë një tjetër dhuratë gjyqtarit Ken Dhima, duke i dhuruar 15 mijë euro.

Në vitin 2008, Muça i ka dhuruar Ken Dhimës 20 mijë euro tashmë në cilësinë e pedagogut të Kristal. Në 2013, i ka dhënë edhe 5 mijë euro si shpërblim. Në vitin 2016, i jep si shpërblim gjyqtarit Ken Dhima edhe 20 mijë euro të tjera, ndërsa ka sponsorizuar për kurimin e bashkëshortes së Ken Dhimës në Austri. Në vitin 2017, Ahmet Muça i ka dhënë gjyqtarit Ken Dhima në formë dhurimi dhe shpërblimi shumat 10,000 euro, 15,000 euro dhe 5,000 euro.

Pasuritë e pajustifikuara dhe të fshehura

Sipas dosjes së Vetingut, gjyqtarja e Tiranës Klorinda Çela nuk justifikon një njësi shërbimi me sipërfaqe 44 m2 në Tiranë, dhuratë nga prindërit në vitin 2012. Këtë pasuri e ka shitur në 2017 për 100 mijë euro. KPK-ja ka konkluduar se Klorinda Çela nuk justifikon apartamenti 114 m2 në Tiranë me vlerë 74 mijë euro, njësi shërbimi me sipërfaqe 188 m2 në Tiranë, me vlerë 246 mijë euro. Në dosje thuhet gjithashtu se çifti i gjyqtarëve Klorinda Çela dhe Ken Dhima nuk justifikojnë dy garazhe në Tiranë, me vlerë 90 mijë euro, kanë fshehur një apartament 190 m2 në Shëngjin, dyqani me 124 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, njësi shërbimi në Tiranë me vlerë 150 mijë euro etj.

Komento

Komente

  • Robert: 29/12/2021 00:51

    Sa bukur. Keta gjykatesit ne burg te vene. Mendja me mbeti tek etiketimi per KLD e dikurshme qe permendet si "KLD e Sales". Meqe ishte kryeminister. Si e tille ishte kriminale dhe ne burg e kane vendin. Po keto sot? Ramajustice??? Te marrurit me te shkuaren dhe mbyllur syte me kancerin e te sotmes mbase u vjen per shtat si Rames ashtu dhe dekorit te tij. Por historia do tu gjykoje si me te liqte qe ka pare Shqiperia.

    Përgjigju
  • Kot: 28/12/2021 20:29

    Kjo Herila i ka mbyllur çeshtje Alma Bakiut drejroreshes se Vlores.Ishallah e kap Vetingu

    Përgjigju
  • Besa: 28/12/2021 19:31

    Si kjo monster eshte edhe Herila Cela ne Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?