Simon Pashuku

Kronikë

U shkarkua se kishte 80 mijë euro të padeklaruara, KPA largon përfundimisht nga sistemi ish prokurorin Simon Pashuku

29 Prill 2022, 18:11| Përditesimi: 29 Prill 2022, 18:18

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar përfundimisht nga detyra ish prokurorin e Lezhës, Simon Pashukun. Pashuku u shkarkua nga (Komisioni i Pavarur i Kulifikimit) KPK, pasi dështoi që të provonte me dokumente burimin e pasurisë, ku përfshiheshin dhurime nga të afërmit dhe të ardhura qiraje, në total prej 80 mijë euro.

‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.04.2022.’- njofton KPA.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?