Zef Hila

Kronikë

U shkarkua nga Rama si kryebashkiak i Vaut të Dejës pas djegies së KZAZ-së në Bushat, çështja e Zef Hilës më 6 prill në 'Kushtetuese'

17 Mars 2021, 10:40| Përditesimi: 17 Mars 2021, 10:59

  • Share

Çështja e Zef Hilës i cili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës pas djegies së KZAZ-së numër 6 në Bushat, në zgjedhjet lokale të 2019, do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese më 6 prill.

Gazetari Arsen Rusta raporton se për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi prej situatës së COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet më 6 prill pa praninë e publikut.

“06 Prill, 2021. Kërkues Zef Hila, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Subjekti i interesuarKëshilli MinistraveObjekti: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.445, datë 28.06.2019 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, z. Zef Hila”Ora10:00”, thuhet në njoftim.

Atëherë rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën me bomba molotov KZAZ-së. Nga sulmi, KZAZ-ja ka shpërthyer në flakë duke shkatërruar materialet e votimit, e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit

Lidhur me vendimin e shkarkimit të Hilës nga detyra, Rama më herët u shpreh se Hila jo vetëm do shkarkohej por edhe do të ndiqej penalisht, duke paralajmëruar se kush do që do ndjekë shembullin e tij do të ketë të njëjtin fat dhe të vihet përpara drejtësisë.

Ka qenë ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që kishte propozuar shkarkimin e Hilës, pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në KZAZ nr 6 në Bushat ku u dogjën materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie. Vetë Hila në një prnoncim për Report Tv deklaroi se nuk ka pasur asnjë lidhje me organizimin e protestës.

Komento

Komente

  • Iris: 17/03/2021 23:10

    Ky as per kryetar kooperative nuk e ka paraqitjen,s.d.q. per mendimin tim shkarkimi pa nje aktakuze,pa nje hetim,pa nje gjykim e denim eshte pak i nxituar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?