U shkatërrua në komunizëm, banorët rindërtojnë kishën në Përmet: Besojmë te mrekullitë shëruese të saj (VIDEO)

11 Korrik 2020, 13:25| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 13:31

  • Share

Kjo është e vetmja kishë ortodokse në Përmet, ndoshta në të gjithë vendin me emrin e veçantë "Kisha e Shën e Dielës". Çdo korrik këtu mblidhen besimtarët ortodoksë për të kremtuar festën e Shën e Dielës.

"Kisha feston ditën e saj, më datë 7 korrik ku besimtarët e shumtë nga të gjitha fshatrat  vijnë të kremtojnë e të ndezin qirinj për shtëpitë e tyre”, thanë banorët.

Banorët janë të prirur të besojnë në mrekullitë që fal kjo kishë me formë të veçantë që i përshtatet natyrës.

Veçantia nuk qëndron vetëm tek emri, por edhe tek historia e saj. At Ilija Tyto tha për Report tv se kjo kishë ishte shembur gjatë diktaturës, por është rindërtuar me kontributin e banorëve të Grabovës.

“Pranë saj ndodhet një lis shumëshekullor 500-vjeçar që e bën të veçantë këtë kishë. Kisha ka gjithashtu ka bërë dhe mrekullitë e saj. Më përpara këto ambiente të kishës kanë qenë të pyllëzuara me lisa të mëdhenj por me ardhjen e sistemit komunist këto u shkulën të gjitha. Por më vonë u ndërtuan me ndihmën e Metropolisë së shenjtë të Gjirokastrës dhe kryepeshkopit Anastas", tha At Tyto

Njëri prej kontribuuesve për ringritjen e kishës së 'Shën e Dielës' beson tek mrekullitë e saj.

"Këtu në fshat ka shumë histori, por një ndër gjërat më të veçanta të kësaj kishe është se kjo në periudhën e komunizmit, kjo pasi u shkatërruan disa prej njerëzve që kanë vënë dorë këtu. Ka bërë mrekullia, shërime por edhe ndëshkime e mbarësira" tha Artur Çela, banor i zonës.  

Emrin e veçantë, kisha e ka marrë nga jeta e shenjtores "e Diela". Ajo ndodhet në fshatin Grabovë që është kufiri administrativ mes Këlcyrës dhe Përmetit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mrekullia: 11/07/2020 23:08

    E vetmja mrekulli që ndodh aty te e ashtuquajtura kishë është që toka nga pronë publike mes lisash shekullorë shëndrohet mrekullisht në tokë të kishës ortodokse. Do dali prap ndonjë ENVER që tju japë atë që meritoni, mos u bëni merak, se që do e hani do e hani. Enverin, perëndia e solli edhe atëhere sepse duhej të spastrohej vendi nga çakejt me xhybe të zeza që në emër të zotit kanë bërë krime, kanë pirë gjakun e fukarait. Rracë e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?