U shkrumbohet shtëpia gjatë natës, dy të moshuarit në Shkodër mbeten në qiell të hapur! Bëjnë apel për ndihmë

8 Shkurt 2022, 11:38| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 11:43

  • Share

Loro dhe Liza Gocaj, dy të moshuar në Shkodër kanë mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpia e tyre është shkrumbuar nga flakët.

Mbrëmjen e së hënës Liza Gocaj si shkak i rritjes së tensionit, u detyrua t’i drejtohet urgjencës në Shkodër! Nuk vonoi shumë dhe një telefonatë e kunatit të saj i lajmëroi së shtëpia e tyre po digjet. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë, brenda 20 minutash shkrumbuan gjithçka. Ato treguan për Report Tv se natën e kaluan në urgjence, ndërsa mëngjesi i gjeti të moshuarit sërish përpara gërmadhave.

Me lot ne sy Liza apelon për ndihmë, pasi kanë mbetur në qiell të hapur. Nuk kemi djalë ku të strehohemi thotë e moshuara, ndërsa vajzat nuk kanë gjendje të mirë ekonomike.

'Kam qenë duke ikur që të vizitohem. Më morën në telefon dhe më thanë po të digjet shtëpia. Kemi ardhur kemi gjetur çdo gjë shkrumb e hi. Dyshojmë tek korrenti. Zjarr s’kemi pas ndezur, as gaz. Mesazhi është të na ndihmojnë. Nuk di çfarë të them. Kemi qenë në spital natën, dhe kemi shkuar të flemë tek vajza.'- u shpreh ajo.

Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndije elektrike, ndërsa apeli shkon për çdokënd që mund të ndihmojë të moshuarit në mënyrë që të kenë një çati ku të mund të strehohen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?