Futbollisti Cristiano Ronaldo, vajza që e akuzoi për përdhunim Kathryn Mayorga dhe shoferi i limuzinës Vince Humphrey

Sport
VIP & Spektakël
Bota

‘U shokova’, shoferi nxjerr bllof ish-gruan e shqiptarit që denoncoi Ronaldon për përdhunim

8 Tetor 2018, 11:18| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 11:35

  • Share

Futbollisti i njohur portugez është bërë qendra e të gjitha mediave pas akuzave për përdhunim. 34-vjeçarja, Kathryn Mayorga akuzon Cristiano Ronaldon se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, pas një nate të gjatë në një club.

Lajmi u publikua nga gazeta gjermane “Der Spiegel” e cila do të përballet në gjyq me Ronaldon, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje. Mirëpo së fundmi ka dëshmuar edhe shoferi i limuzinës që ka marrë 34-vjeçaren nga hoteli, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Shoferi Vince Humphrey është shprehur se Kathryn dukej e lumtur dhe e ngazëllyer pasi kishte bërë seks me futbollistin.

"Gruaja që bëri atë pretendim ishte duke qeshur e lumtur dhe e ngazëllyer pas largimit nga dhoma e tij e hotelit. Ajo tha se ai ishte i sjellshëm. Ishte aq e ngazëllyer sa madje më tregoi se si do t'i quante fëmijët e saj të ardhshëm me Ronaldon. Disa ditë më vonë dëgjova se ajo i kishte thënë policisë se Ronaldo e përdhunoi. Isha i shokuar,"- është shprehur shoferi në deklaratën e tij.

Pas kësaj deklarate ndoshta hetimet do të marrin një kthesë tjetër.

Komento

Komente

  • Marjo vl: 08/10/2018 16:06

    Po si mund ti meren per baze keto denoncime mbas 10-vjeter ??? E water vetem per leke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?