Komisariati i Policisë së Fierit

Dyshohej se blinte vota për kandidatin e PD-së në Mallakastër, një grua lihet e lirë pas shoqërimit në komisariat

9 Maj 2023, 18:23| Përditesimi: 9 Maj 2023, 18:32

  • Share

Një grua është shoqëruar nga policia e Mallakastrës, pas denoncimeve ndaj saj se po blinte vota për kandidatin e Partisë Demokratike, Agron Kapllanajn. Pas shoqërimit në komisariat bëhet me dije se nuk i është gjetur asgjë e dyshimtë që mund të faktojë pretendimin e ngritur nga disa qytetarë pas qarkullimit të disa videove të dyshimta në rrjetet sociale.

Pas kontrollit të bërë nga policia, qytetarja e identifikuar si D.D është lënë e lirë.

Në Mallakastër, Agron Kapllanaj nën siglën e PD-së, kandidon përballë kandidatit të PS-së Qerim Ismailajt dhe Resmi Shanajt të koalicionit Meta-Berisha.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?