TIRANE-Dj i njohur shqiptar Vin Veli ka reaguar pas lajmit për shoqërimin e tij nga policia në orët e para të ditës së sotme në zonën e Bllokut. Në një postim në Instagram Veli mohon që të jetë arrestuar, por jo shoqërimin duke shkruar 'Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin, flm të gjithë për interesimin, Zoti qoftë me ju".
Shqiptarja.com siguroi pamjet e momentit kur forcat e policisë e morën Dj nga club-i 'De Charme' në Bllok duke e futur në makinë së bashku me dy persona të tjerë, ndërsa mister janë arsyet dhe rrethanat e ngjarjes. Pritet reagimi i policisë së Tiranës për sqarimin e ngjarjes.
Zoti qofte me ju, kjo s eshte e verte, ata s me arrestuan , se une shkova vet, yey
Përgjigju