Momenti i shperthimit

U shpall e rrezikshme pas tërmetit, IKMT shemb me eksploziv banesën 4-katëshe në Durrës (VIDEO)

11 Shkurt 2020, 12:27| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 14:09

  • Share

DURRËS- Një ndërtesë 4-katëshe në qytetin e Durrësit, e cila ishte e shpallur e pabanueshme dhe e rrezikshme nga tërmeti 26 nëntorit është shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar.

Burime zyrtare nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) i thanë Shqiptarja.com se për shembjen e saj janë përdorur rreth 2 kg eksploziv që u vendosën në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e tij.

Objekti katër katësh ishte në ndërtim e sipër dhe asnjë nga katet nuk ishte e banueshme. Si pasojë e dëmeve të shumta të marra nga ajo lëkundje tragjike dhe rrezikshmërisë që përbënte për banesat e tjera për rreth, ajo u shemb me shpërthim të kontrolluar.

Kjo nuk është godina e parë që shembet me shpërthim të kontrolluar. Pas inspektimeve të bëra, godinat e shpallura të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për banorët dhe ndërtesat e tjera përreth, janë shembur me shpërthim të kontrolluar.

 

Ora 13:57
2 kg eksploziv, momenti i shembej se banesës 4-katëshe në Durrës (VIDEO)

Ky është momenti kur banesa 4-katëshe është shembur nga IKMT. Për shembjen e saj janë përdorur 2 kg eksploziv.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?