Bota

U shpall fajtor për mashtrim dhe deklarime të rreme, Gjykata dënon me 26 muaj burg ish-zyrtarin e lartë

18 Janar 2020, 04:31| Përditesimi: 18 Janar 2020, 06:09

  • Share

Ish- Përfaqësuesi i SHBA për New York-un, Chris Collins, është dënuar me 26 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzat “komplot për mashtrime me letrat me vlerë e mbetur në tentativë” dhe “deklarime të rreme”  në tetor.

Verdikti për dënimin e Collins me 26 muaj burg u dha ditën e djeshme nga Gjykata Federale e New York-ut, ndërsa Prokurorët federalë kërkonin dënimin e tij me gati pesë vjet burg.

"Ju keni pasur një detyrë dhe keni tradhtuar atë detyrë”, u shpreh gjykatësi gjatë dhënies së vendimit. Collins po ashtu dënua edhe me një vit provë të mbikëqyrur pas lirimit të tij dhe gjobë prej 200 mijë dollarësh.

69-vjeçari pranoj se kishte ndaj informacion konfidencial me djalin e tij për një gjyq të humbur për çështje droge me të cilën po merreshin. Ai iu drejtua i penduar gjykatës, duke thënë se "tani unë qëndroj sot këtu si një ish-anëtar i turpëruar i Kongresit". Ish-ligjvënësi republikan u përgjërua në emër të djalit të tij dhe fajësoi veten për vendosjen e familjes së tij në këtë situatë. Në seancën dëgjimore gati tre-orësh, ai foli vetëm për disa minuta, ku ndër të tjera i’u lut gruas dhe vajzës së tij për mbështetje.

Geoffrey Berman, avokat i New York-ut, përmes një deklarate akuzoi Collins se me gjestin e tij ka treguar "lakmi dhe mosrespektim të ligjit".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?