U shpall kampion bote në bodybuilding, 19-vjeçari Hoxhaj për Report TV: E nisa për të shtuar peshë

4 Nëntor 2023, 14:42| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 17:23

  • Share

19-vjeçari nga Durrësi Marjan Hoxhaj rregjistroi një rezultat historik në ditën e parë të Botërorit të bodybuilding, duke fituar medaljen e artë në kategorinë Fitnes “Men’s Physique Junior” për moshat nën 20 vjeç. Sportisti shqiptar ia doli në një garë me 10 rivalë, duke realizuar një ëndërr që dukej e pabesueshme.

“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur sepse ishte një eksperiencë shumë e bukur,”-u shpreh Marjan Hoxhaj, bodybuilder.

Për Report TV nga Spanja ku edhe po zhvillohet kampionati botëror, Hoxhaj tregoi vështirësitë që i janë dashur për të arritur në këtë nivel.

“Për dy vite vetëm jam stërvtur. Një punë rigorroze, me detaje, me ushqim të detajuar dhe në palestër,”-tha Marjan Hoxhaj, bodybuilder.

19-vjeçari kur nisi të stërvitej nuk e kishte mendur kurrë se do arrinte në këtë pikë.

“Gjithçka nisi para dy vitesh, pas karantinës së COVID, sepse kam qenë shumë nën peshë. Kam qenë 47-48 kilogramë dhe nuk ndihesha mirë me trupin tim,”-deklaroi Marjan Hoxhaj, bodybuilder.

Shqipëria në Botërorin e bodybuilding është paraqitur me një numër rekord sportistësh, 15, ndërsa Marjani në fund bëri edhe një premtim.

“Iu premtojnë se suksesi i ekipit shqiptar nuk ka përfunduar akoma,”-tha Marjan Hoxhaj, bodybuilder.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?