Erkand Qerimaj nderoi flamurin kuqezi në kampionatin europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, pasi shkodrani që garoi në peshën deri 73 kilogramë fitoi medaljen e artë në shkëputje. Qerimaj arriti të ngrinte 150 kilogramë në provën e tretë.
“Mbi të gjitha u gëzova mbi faktin se do t’i dërgoj një medalje në shtëpi djalit, sepse kur mbaroi gara më tha nuk fitove medalje, ndërsa unë i thash të presim se s’ka mbaruar ende,”-tha Erkand Qerimaj, peshëngritës.
Në këtë garë spikati strategjia e Qerimajt, i cili garoi në baderinë B, që u zhvillua 6 orë para baderisë A.
“Unë edhe nga baderia B kam marrë medalje edhe në europianin e Gjeorgjisë. E kisha provuar edhe herë tjetër, por sot rrezikova në maksimum sepse bëra një provë të rëndë. Aty ishte dëshira për medalje, por të jem realist ngjyrën e saj nuk e dija,”-u shpreh Erkand Qerimaj, peshëngritës.
Nëse pati festë për Qerimajn, ndryshe ishte për Briken Caljan, i cili rezultoi i pafat. Ish-kampioni i Europës dhe fitues i medaljeve të Botërorit dështoi në të 5 provat po për shkak të një dëmtimi në shpatull, ndërsa nuk fund nuk i mbajti dot as lotët.
“Me të vërtetë më vjen shumë keq, sepse mbi të gjitha jemi njerëz dhe emocionet të përfshijnë (qan). Jo çdo gjë ka qenë e shkruar që kjo garë të shkojë mirë sepse e para unë kam patur shumë probleme shëndetësore dhe ishte e pamundur të merrje maksimumin. Më vjen shumë keq,”-deklaroi Briken Calja, peshëngritës.
Ashtu si Qerimaj edhe Calja garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, porn ë baderinë A.