Lojtarët e Partizanit

U shpall kampion me Partizanin, 22 vjeçari mposht sëmundjen e rëndë

21 Tetor 2022, 15:57| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:59

  • Share

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Besnik Ferati ka lënë pas sëmundjen e rëndë nga e cila vuante që prej shkurtit të këtij viti. 22 vjeçari është pjesë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ekip më të cilin ka zhvilluar vetëm një ndeshje. Për shkak të problemeve shëndetësore, djaloshi qëndroi jashtë për shumë muaj duke fituar më në fund betejën më të rëndësishme në jetë.

Tanimë shkupjani do i nënshtrohet testeve fizike për t'iu rikthyer pasionit të tij, futbollit. Ka qenë vëllai më i madh i mbrojtësit, Bajram Ferati që ka dhënë lajmin e mirë për Besnikun. Kësisoj veç familjarëve janë qetësuar edhe tifozët që nuk dinin shumë për gjendjen e mbrojtësit.

Kujtojmë se Ferati ka qenë pjesë e Partizanit në sezonet 2018-2021, duke u shpallur edhe kampion i Shqipërisë në 2019 me Skënder Gegën në stol. Mbrojtësi është pjesë edhe e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Besnik Ferati

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?