Ardit Toli

U shpall kampion me Tiranën dhe fitoi ftesën e Edi Rejës, mbrojtësi firmos në Gjeorgji

31 Janar 2023, 17:31| Përditesimi: 31 Janar 2023, 17:32

  • Share

Ardit Toli ka lënë Vorskla Poltava dhe është futbollisti më i ri i Torpedo Kutaisi në Gjeorgji. 25-vjeçari luan në mbrojtje dhe në mesin e fushës, teksa do jetë në huazim për gjashtë muajt që vijnë, para se të kthehet në Ukrainë.

Mungesa e hapësirave në elitën e Ukrainës dhe vetëm 10 ndeshjet e zhvilluara, ka bërë që Toli të kërkojë një tjetër skuadër për të vijuar karrierën. Palët kanë gjetur akordin për huazimin, me rrogën që do paguhet nga klubi gjeorgjian.

Kështu, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka mundësi për më shumë minuta në një tjetër ligë. Ardit Toli nuk ka humbur kohë dhe është bashkuar me ekipin e ri në fazën përgatitore, me kampionatin gjeorgjian që fillon në fundin e shkurtit. Sezonin e shkuar Torpedo zuri vendin e pestë, pa mundur të zërë një vend në Kupat e Europës.

Toli u bë i njohur në Shqipëri për aktivizimin me Tiranën, aty ku në sezonin 2021-22 u shpall kampion, duke marrë një ftesë nga ish-trajneri i Shqipërisë, Edy Reja. Kujtojmë se mbrojtësi ka dalë nga moshat e Olympiacos, duke luajtur  edhe me ekipin e parë të gjigantëve të Greqisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?