Presidenti i FIFA-s Giani Infantino

U shpall kampion për herë të 26, presidenti i FIFA-s uron Tiranën: Punë e palodhur dhe me përkushtim

12 Maj 2022, 12:57| Përditesimi: 12 Maj 2022, 12:59

  • Share

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka uruar klubin e Tiranës për fitimin e titullit kampion në këtë sezon. Në letrën e dërguar përmes FSHF Infantino thotë se ky objektiv u realizua falë punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit.

“Me shumë kënaqësi uroj KF Tirana për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino"

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?