TIRANË- Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë.
Ndërkohë, për ata që fitojnë vendin e parë në kamionatin europian shumë që u akordohet është 4 milionë lekë.
Në këtë rast Luiza Gega, e cila është edhe kampionia e parë europiane e atletikës në fanellën kuqezi do të marrë të dyja shpërblimet, pasi është shpallur kampione europe dhe ka thyer rekordin europian.
Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.
Nuk ka thyer rekord europian,por rekord te kampionateve europiane! Eshte nje diference jo e vogel!
PërgjigjuMos ja tatoni shperblimin sic e beni gjithmone, Se ju mire qe si jepni , dhe i zvarrisni neper gjykata E federata qe ti nxirrni qumshin e nenes, Por ju dhe kur ja jepni ja tatoni me 20-30 % Plus ca ja merr dhe profesori e masazhatori sportit Dhe ca sekseri qe i thote kam fole une me qeverine. Dhe ne fund 1 milion merr kampioni qe ka lene shpirtin Gjithe jeten per kte cmim .. Mos i prekni sportistat o plera por vlersojini se jane aset Me kto po nderoheni ju, jo me krimin e trafiqet.
PërgjigjuSportisti, informohu më mirë përpara se të komentosh e të mos nxjerrësh vetëm.... nga mendja dhe goja. Shpërblimi për sportistin është i ndarë nga shpërblimi për trajnerin e tij (40% sa shpërblimi i sportistit) dhe ato nuk tatohen (me ligj).
Shpërblimet për sportistët dhe artistët që jepen nga shteti, për rezultatet e larta të tyre, janë përjashtuar me ligj nga tatimi mbi të ardhurat, pra shpërblimi për Luizën i kalon asaj 100%. Po kështu dhe trajnerit të Luizës.
Bravo! E kryeve misionin propagandistik! Kocken t’a dergoj menjehere.