Maxime Soulas shpërblehet me 55 kg patate

Sport

U shpall 'Lojtari i Ndeshjes', klubi i Superligës daneze e shpërblen me 55 kilogramë patate

4 Gusht, 12:05| Përditesimi: 4 Gusht, 12:08

  • Share

DANIMARKË - Maxime Soulas i Sønderjyske nuk duhet të shqetësohet nëse do t’i mbarojnë patatet për një farë kohe, pasi mbrojtësi francez u largua nga fitorja e tyre e fundit 3-2 me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” që shpërblehej me 55 kg patate, falë sponsorëve të ndeshjes.

Sønderjyske mposhti Nordsjælland me rezultatin 3-2 falë golit të fitores në minutën e 90+4 nga Mohamed Cherif, i cili zhvlerësoi golin e barazimit të miqve në minutën e 90-të.

Ishte mbrojtësi francez Maxime Soulas që hapi serinë e golave për Sønderjyske, kur shënoi në minutën e 10-të dhe me një performancë tërheqëse për pjesën tjetër të ndeshjes, ai fitoi edhe çmimin e lakmuar të 'Lojtarit të Ndeshjes' në fund të duelit.

Për këtë arritje, Soulas siguroi një karrocë me patate, 55 kg për të qenë të saktë. Ky është futbolli nordik; pak ndryshe, pak i çmendur… por plot shpirt.

Maxime Soulas shpërblehet me 55 kg patate

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?