Artisti i njohur Noizy pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram.
Me anë të një foto të publikuar vetëm pak më parë Noizy shkruan:
"Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!
Dua ta nis këtë reagim me një ndjese të thellë ndaj atyre që jane shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjates për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njeherë, ndjesë.
Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nëse janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.
Sa më lart dua të bej me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurresesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësise, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtesisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtesisë në Kosovë", shkruan ai.
Më tej artisti thekson se së bashku me avokatët e tij do ta sqarojnë këtë ngjarje dhe çdo dyshim ndaj tij.
"Bashkë me studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje. Duke ju falenderuar për mirekuptimin e përkrahjen dhe kerkuar ndjesë për këtë situate të shëmtuar ku më kanë përfshirë, Rigelsi", përfundon Noizy.
Prej disa ditësh Noizy ka qenë kryefjala e mediave rozë për shkak të sherrit me Muhamet Isenin. Artisti akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
Po pati shtet kosova te mban ne burg ty, jashtqitje. Je i famshem dhe jo i paprekshem
Përgjigjuik dorzohu aty pra.
Përgjigju