Foto nga operacioni i Policisë në Nikël

Kronikë

U shpall në kërkim pas operacionit anti-kanabis në Nikël të Krujës, arrestohet 47-vjeçari në Kakavijë

10 Qershor 2021, 08:42| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 08:45

  • Share

Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim pas operacionit anti-kanabis në Nikël të Krujës, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë Edmond Kaçeli banues në Nikël i cili dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në këtë fshat.

Ai u shpall në kërkim pas operacionit "Agimi", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.   

Kaçeli iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?