Eleni Theocarous, eurodeputetja qipriote që u shpall non-grata nga Shqipëria

Kronikë
Top 24

U shpall ‘non-grata’ nga Shqipëria, eurodeputetja qipriote u arrestua në Turqi në 2011

11 Nëntor 2018, 10:36| Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 10:47

  • Share

Eurodeputetja, Eleni Theocarus, e quajti titull nderi shpalljen “non-grata” nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë pas retorikes antishqiptare të shfaqur gjatë rastit të Kacifas, por mesa duket “nderi” që i ka bërë Shqipërie qipriotes është shumë i vogël në krahasim me nderin e disa vendeve të tjera.

Masa drastike e marrë nga shteti ynë, nuk është e para në karrierën 17-vjeçare të saj. 65-vjeçarja u arrestua nga ushtria turke në vitin 2011, saktësisht në mars, teksa po zhvillonte një vizitë në Qipro në disa ndërtesa fetare. Bashkë me të u vunë në pranga edhe tre kolegë të saj.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur eurodeputetja me pikëpamje ekstremiste, vihet nën akuzë. 6 vite pas kësaj ngjarjeje, në vitin 2017 Azerbajxhani ka lëshuar një arrest ndërkombëtar për të që ishte mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit. Kërkesa në fakt nuk u pranua nga Interpoli dhe ajo u shpëtoi prangave.

Sipas mediave të huaja, të dyja rastet kanë të bëjnë me deklaratat dhe shfaqjet e saj ekstremiste. E lindur në vitin 1953 dhe me profesion kirurge, ajo në 2016 doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet nacionaliste greko-qipriote.

Eleni Theocarus u shpall non grata nga ministria e Jashtme e Shqipërisë me kërkesë të Ministrisë së Brendshme për deklaratat e saj ekstremiste për vrasjen e Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA shqiptare. Ajo tha se për këtë gjë do e çojë zërin edhe në parlamentin evropian, ndërsa Shqipërinë e quajti “vend nën regjimin diktatorial të Edi Ramës”.

Komento

Komente

  • Fgh: 12/11/2018 14:41

    Kjo me kujtin ate filmin me zombi. Me duket si nje kufome e ringjallur pas 10 vjeteve nen toke. Me kete perfaqesohet qiproja? Me nje kufome zombike?

    Përgjigju
  • MINUSHE: 12/11/2018 10:12

    epo ta gezosh "titullin e nderit"...

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/11/2018 12:00

    Surrati I saj flet pa hapur gojen-nje nder pacavuret ekstremisto naziste te parlam.Europian!

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 11/11/2018 11:56

    eleni theu karin. edhe mbiemrin e paska me zhurma.

    Përgjigju
    • Hahhahaha: 11/11/2018 14:48

      Po pra gjithe soji i saj kete pune benin prandaj u quajten ashtu ...., por me se fundi eleni u tregua ne profesioniste dhe e vazhdoi karrieren e saj ne parlamentin europian

  • Fredi: 11/11/2018 10:50

    Bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?