Pas vendimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare për të propozuar tek ministria e Brendshme, shpalljen person non-grata për eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous, ka ardhur reagimi edhe nga kjo e fundit.
Mediat greke raportojnë se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi. Ajo ka thënë: Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri.
Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”. ”Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.
Gjithashtu ajo ka thënë se do të flasë për vrasjen e Kaçifas në Parlamentin Europian ditën e hënë.
Lajmi kryesor: