Gazetari Nelson Matus Pena

U shpëtoi dy herë atentateve, ekzekutohet nga një sulm mafioz gazetari në Meksikë

16 Korrik 2023, 11:17| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 11:21

  • Share

Gazetar Nelson Matus Pena, është ekzekutuar nga një sulm mafioz i ndodhur në Meksikë.Mediat e huaj shkruajnë se persona të armatosur e kanë vrarë Nelsonin me gjakftohtësi brenda makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Emiliano Zapata, në veri të Acapulco”. Ndërkohë Peña u kishte mbijetuar dy atentateve, e para në vitin 2017 dhe e dyta në vitin 2019.

Një javë më parë, Luis Martín Iñez, gazetar i gazetës meksikane La Jornada, u gjet i vdekur në shtetin e Nayarit, disa ditë pasi u zhduk.

Hetimet gazetareske në Meksikë të rasteve të korrupsionit, organizatave kriminale apo karteleve të drogës janë të rrezikshme për ata që guxojnë. Që nga viti 2000, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend, sipas shifrave të organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufi.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?