7 vjet në kampin e ferrit, 5 shqiptarët shkelin në atdhe...Lot gëzimi në Rinas! Takimi emocionues i nënës me djalin (VIDEO)

27 Tetor 2020, 07:57| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 17:58

  • Share

TIRANË- Zemra filloi t'u rrihte shumë shpejt sapo në qiell u shfaq avioni i 'Air Albania' në Rinas. Pritjes disa vjeçare i erdhi fundi dhe sot Endri Dumani, Floresha Rasha së bashku me tre fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe u rikthyen në atdhe, krah familjarëve të tyre. Vitet në kampin famkeq në Siri, AL-Hol tashmë do i përkasin së shkuarës dhe një jetë e re i pret në atdhe. Si asnjëherë tjetër, sot Rinasi u "pushtua" me familjarë të "djegur" nga malli e "të veshur" me shpresën që s'iu shua kurrë.

I madh e i vogël nga familja Dumani nga Dibra kishte ardhur në aeroport për të pritur djalin e tyre që nuk e kishin parë prej rreth 7 vitesh. Nëna Mide që dridhej nga emocionet, daja që i kishin shteruar fuqitë për ta rikthyer në shtëpi realizuan takimin e shumëpritur me Endrin. E vështirë që të përshkruhet me fjalë momenti kur nëna "mbyt" me puthje dhe përqafime Endrin e vogël dhe biseda mes tyre. "Përshëndetje, Endri, o i bukuri i mamit vet, o rrushi i mamit, shihe mamin. Të ka mami zemër, o ta marrtë mami të keqen, o zemra e mamit. O i bukuri i mamit. Shihe dajën Dritan. O sa i miri qenke bërë ti", dëgjohet teksa i thotë Endri. Megjithatë, gëzimi në familjen Dumani nuk ka qenë i plotë, pasi motra e tij e madhe Eva nuk është kthyer bashkë me të. Burimet i thanë Report TV se Eva është fshehur dhe nuk ka dashur që të kthehet, e ndërsa daja nuk di t'i jap një arsye. "Nuk kemi arsye se përse ajo nuk po bashkëpunon për t'u kthyer", tha ai. Në takimin e shkurtër që pati me ta,  kryeministri Edi Rama u kërkoi që të mos hiqnin dorë, pasi shpresat janë të mëdha për ta rikthyer. "Besoj që do e sjellim dhe vajzën por është një një çik më e komplikuar", tha Rama.

Floresha Rasha së bashku me tre fëmijët e saj janë shqiptarët e tjerë të riatdhesuar sot. Në pritje të saj kanë dalë familjarët,ndonëse më të pakët në numër, pasi vjehrri ia ka mbyllur derë. Ajo shkoi së bashku me burrin e saj, Diamantin dhe djalin Amar, pa pëlqimin e tyre në Siri. Diamanti u vra në dhjetor të 2016 dhe Floresha u martua me dikë tjetër  me të cilin lindi në kamp dy vajzat Emel e Hatixhe. Gjyshi Shabani në një intervistë për Report Tv shprehet se ndihet i tradhtuar nga nusja, dhe as nuk do ta takojë, por kërkon vetëm që të përqafojë nipin, Amarin.

5 shqiptarët e riatdhesuar do të strehohen për disa muaj në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës, qendra e cila do t'i ndihmojë që të ri-integrohen në shoqëri.

VIDEO- Mbërritja e 5 shqiptareve nga Al Hol

Ora 14:54
U riatdhesuan nga Siria/ 5 shqiptarët transportohen te Shtëpia e pushimit të Ushtarakëve në Durrës

5 shqiptarët e sjellë nga Siria janë transportuar te Shtëpia e pushimit të Ushtarakëve në Durrës. Kjo strehë, siç ka deklaruar Rama, i ka të gjitha kushtet për t'i integruar në shoqëri.

Ora 14:19
'O i bukri i mamit, sa i bukuri qenke bërë ti'/ Momenti emocionues kur nëna e mbulon me puthje dhe përqafime Endri Dumanin (VIDEO)

Endri Dumani përqafon nënën e dajën pas kthimit nga kampi i Al-Hol në Siri.

Mami i Endri Dumanit: Përshëndetje, Endri, o i bukuri i mamit vet, o rrushi i mamit, shihe mamin. të ka mami zemër, o ta marrtë mami të keqen, o zemra e mamit. O i bukuri i mait. Shihe dajwn Dritan. O sa i miri qenke bërë ti
Rama: Më vjen keq që nuk e sollëm dot dhe vajzën
Daja- Ramës: Nuk di ç'të them tjetër, por je bërë engjëll për ta
Rama: Besoj që do e sjellim dhe vajzën por është një 1çik më e komplikuar
Daja: Kam 7 vjet që nuk jam ndalë asnjë ditë, fuqia ime deri këtu ishte
Rama: Edhe ne nuk jemi ndalur, por nuk mund të flisnim se mund të vinim në rrezik punën. Besoj se do e sjellim dhe vajzën me ndihmën e Zotit.
Rama: E di ça më tha mua ky (i referohet Endrit). U ul aty dhe po më shihte dhe më tha qënke plak

Ora 13:27
5 shqiptarët e nxjerrë nga kampi Al-Hol mbërrijnë në Rinas! Familjarët nuk fshehin emocionet

5 shqiptarët e nxjerrë nga kampi Al-Hol mbërrijnë në Rinas. Familjarët nuk fshehin emocionet. Nga kampi u nxor Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe si edhe Endri Dumani. Të pranishme përveç kryeministrit Edi Rama janë edhe dy ministret, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.

1603802619_FAMILJARET3.jpeg

Ora 12:52
Nga më i vogli te më i madhi, të gjithë në aeroport për Endri Dumanin: Duam shumë ta prekim! Është dita më e mirë

E quan ditën më të bukur të jetës së tij momentin kur ka marrë vesh lajmin që Endri Dumani do të kthehet në atdhe. Edhe pse i vogël në moshë ai mezi pret që të ta takojë.

"Më ka munguar shumë dhe nuk kam pasur mundësi ta takoj, kur mora lajmin nuk e besoja, por kur e pashë me sytë e mi, atë ditë nuk fjeta nga emocionet, ka qenë dita ime më e mirë", tha kushëriri.

Nusja e dajës, po e pret me lot në sy dhe mezi pret që ta takojë.

"Nga më i vogli te më i madhi, të gjithë në aeroport për Endri Dumanin: Duam shumë ta prekim! Është dita më e mirë", tha ajo.

Ora 12:44
Kushërira e Endri Dumanit: Nuk do i mungoj dashuria, jemi një familje e madhe! Babait të tij i kanë bërë 'lavazh truri'

Sonja Ndregjoni në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka rrëfyer emocionet e këtij momenti.

"Kontaktin e fundit e kemi pasur para 7 vitesh është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë familjen, kemi shpresuar dhe kërkuar dhe tani na duket pak e pabesueshme. Do ishte mrekulli që Eva të ishte sot, por për disa shkaqe që nuk e di, shpresoj që të vij dhe ajo.  Ne jemi një familje shumë e madhe, e presin xhaxhallarët, daja, mamaja e tij që ka gjithë këtë video që ëndërron këtë moment, Endi nuk do jetë kurrë vetëm sa ka qenë këto 7 vite. Ato kanë pasur kontakt me babain tim, Eva është shprehur e frikësuar, ajo nuk di se kujt t'i besoj, por ia dolëm që të marrim Endrin. Jemi shumë familjarë këtu. Shtëpia e Endrit dhe Evës është shitur, kemi mundësinë që të kemi gjetur një shtëpi tjetër, aty është dhoma e Endrit dhe Evës, vetëm ato mungojnë", tha Sonja.

Ajo ka treguar edhe momentin se si e ka marrë vesh për largimin e dy fëmijëve.

"E kujtoj si dicka shumë të trazuar, vinin, iknin nga shtëpia me merak të gjithë familjarët se ca informacionesh mund të merrnin, 7 vite kanë qenë këtu me shpresë, shuheshin prap, Endri është 12 vjec, Eva 14 vjeç. Kur e kam parë për herë të fundit Evën, ka qenë me një kushërirë, duke folur bashkë te shtëpia e gjyshërve në Kamëz", tha Sonja.

Pyetur se çfarë e ka shtyrë babanw e dy fëmijëve, Shkëlzen Dumanin, ajo ka këtë përgjigje: Mesa mendoj unë është lavazhi i trurit që i bëhet shqiptarëve dhe shumë shtetasve të tjerë për një kauzë që nuk e kuptoj se ca është, ai gjithmonë thoshte "do iki për një jetë më të mirë, nëse do i rriste fëmijët në një shtet islamik, do i rrite më mirë".

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 28/10/2020 13:50

    SHTETI TE BEJ TE PA MUNDUREN DHE SAKRIFICEN ME TE MADHE PER TE KTHYER FEMIJET KURSE BURRAT DHE GRAT KURVA QE U SHKERDHYEN ME XHIHADISTE TI LEN ATJE QE TU FUSIN PLUMBIN KOKES KAN SHKUAR ME DESHIREN E TYRE SHTETI SKA ASNJE PERGJEGJSI PER KETA PLERAT

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 28/10/2020 09:09

    Perkunder gabimeve fatale te ketyre shqiptarve dhe shqiptareve,te mashtruar apo te lamuar.Qeveria shqiptare ju del ne ndihme, edhe njehere deshmon se,nuk heq dore e nga sherbimi ndaj nga besimit i sovranit dhe perkushtimi korrekt dhe i sinqerte ndaj qytetareve te saj.Kjo i deshmua edhe keto dite.

    Përgjigju
  • Ehuu: 28/10/2020 07:50

    Dhe pse ka vuajtur neper kampe prap e mbuluar ajo. Nuk zen mend keto lloj

    Përgjigju
  • Andi: 28/10/2020 01:44

    Femijet jane pa faj,,prinderve ju kane futur trute e gomarit,,terhiqi te gjithe edi rama se nuk dine se c'bejne....

    Përgjigju
  • Arku: 28/10/2020 00:08

    Më vjen shume keq për femijet e pafajshem por jo për të rriturit. Ata as që e marr mundimin ti bie në Shqiperi se Shqiperia nuk është atdhe për ta. Ai takimi mes nenes dhe të birit çdo gje ishte por emocional nuk ishte.

    Përgjigju
    • Taulant: 28/10/2020 08:59

      Ka ikur 5 vjeç, femijes i jane fshire te gjitha kujtimet nga e ema. Per me teper kushedi çfare i ka thene i ati dhe ato qe jane perkujdesur me pas per te emen ne keto 7 vite ferri. As nena nuk di te sillet pas 7 viteve kur sheh te birin te ngurtesuar qe nuk ben asnje lloj reagimi, por shpirti i saj i di vuajtjet dhe emocionet qe ka perjetuar. Jam dakord me ty, te rritur duhet te vuajne pasojat e vendimeve te tyre ne burg.

  • Alb: 27/10/2020 23:52

    Vk i moret ne qaf i hoqet nga kampet w luftes i sollet ne kampin e varferis e pabesis ne folen e mafiozeve. Aq shume e duan shqiperin sa dhe ne luftra po shkojn njerzit vrm te largohen nga ketu.

    Përgjigju
  • Iris: 27/10/2020 22:33

    Vjerri I Floreshes eshte sjelle me idiot se djali I tij qe iu shpela truri dhe iu bashkua ISIS.A e di ky gomar, qe atje ,shoket e idealit te djalit te tij,femrat I detyronin te martoheshin e te rimartoheshin me luftetare te tjere te ISIS,bile shume jane shitur e blere si placke lufte?Ve bast qe ,sikur Floresha te kishte vdekur atje,djali I ketij idiotit do ti kishte nja dy-tre gra.A do ta pranonte te birin, po ti kishte ardhur me harem nga pas?! Tani ka rendesi qe Floresha ta heqe ate veshje te shemtuar,nje shami ne koke eshte e mjaftueshme. Besimi te zoti nuk eshte as ne ferexhe,dhe as ne mjeker,por eshte ne zemer.

    Përgjigju
  • Mirditor: 27/10/2020 18:04

    Vet kan shku

    Përgjigju
  • fredi: 27/10/2020 17:46

    Kush do ta paguaje faturen e ketyre injoranteve fondametalist ????

    Përgjigju
    • Djghtr: 27/10/2020 22:57

      Komuniteti musliman duhet ti paguj.

    • fatura: 27/10/2020 19:28

      ....per injorant nuk eshte se ti i ke lene gje mangut shoku....

  • Xhesika: 27/10/2020 14:50

    Kthehen femijet nga Siria apo Kryeministri sorolatet vara vingo me.mikeofon ne dore? Kjo e dyta eshte lajmi dites.

    Përgjigju
    • Taulant: 28/10/2020 09:07

      @Xhesika. Te ishte Saliu do kishte nxjerre Çilieten ne aeroport, nje pale gershere dhe shirit te kuq per simbolike pa dyshim si pjese te dekorit, ndersa TV Klani do kishte gjithe javen Opinion per arritjet e qeverise se Saliut dhe Berishen do e kishte vene ne rolin e Rambos qe kishte luftuar me kurdet trup me trup dhe te tjera fantazira alla Babale per te cilat SHQUPi konkurron denjesisht me MARVEL. Rama gjithe gjithe ka fol a s'ka fol 20 minuta ne 3 ditet e fundit dhe me teper per te falenderuar ata qe kane mundesuar riatdhesimin e pese te pareve, sesa per te lartesuar veten dhe qeverine. Ty dhe Edi Palokes ju djeg kjo, do e duroni se s'keni c'te beni.

    • durrsak: 27/10/2020 19:27

      pse ju djeg bytha juve....te dyja bashke. femijet kthehen ne shtepi dhe merita eshte e qeverise....thjesht fare.

  • Santuçio: 27/10/2020 14:31

    Perpiqu deshperimisht te besh politike me fatkeqet, perpiqu!!! Ste ka ngelur asgje o mafjoz, qe erdhe ne 2013 ne krye te vendit me sa e sa premtime,e sa e sa enderra te zgjuara per popullin. Sot te urrejne edhe ortaket e tu. Shporru o i marre nga ky vend, shko tek kampet ne siri se aty eshte vendi jot.

    Përgjigju
    • Une: 27/10/2020 20:18

      Kerko ndihme mjeksore urgjentisht se do kesh naj variant te kovidid ne tru

    • hahahah: 27/10/2020 19:25

      degjo shoku.....ne bote jane ato qe grin mut si puna jote e Bashes e Berishes dhe ka nga ato qe dy pune te mbara i bejne. Ti mund te flasesh sa te duash por puna e policise ne kete rast flet vete. Politika i ktheu ne atdhe prandaj eshte e drejte te marri edhe meritat qe i takojne.....se ti je fanatik i berishes e Bashes e Metes eshte problem i yti...

  • Stop Radikalizimit: 27/10/2020 14:30

    Bravo! Shume mire bene qe i kthyen. Por duhet bere kujdes qe mos te ndodhe perseri qe shqiptaret te radikalizohen. Duhen pare me kujdes disa imame si psh Ahmed Kalaja qe per interesat e vendeve e tjera islame e shesin pa problem Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?