VIP & Spektakël

U shtir si e sëmurë për të darkuar me Putin, Ornella Muti dënohet me burg (FOTO)

14 Qershor 2019, 14:05| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 15:26

  • Share

Aktorja italiane Ornella Muti është dënuar për mashtrim me gjashtë muaj burg dhe gjobë prej 500 euro.

Ky vendim i Gjykatës Supreme në Itali vjen disa vite pasi Ornela u shtir si e sëmurë për të mos marrë pjesë në një shfaqje në teatrin Verdi të Pordenone-s, për të cilën ishte paguar 24 mijë euro. 

Ajo mashtroi duke thënë se ishte e sëmurë vetëm që të darkonte në një tavolinë me liderin rus Vladimir Putin dhe aktorin e njohur amerikan Kevin Costner. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010.

Aktorja 64-vjeçare do të shpëtojë nga dënimi i caktuar vetëm nëse do të vendosë t’i paguajë 30 mijë dollarë teatrit Verdi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?