U shty për shkak të protestës, Devolli fiton derbin e juglindjes dhe afrohet me -1 pikë nga kreu

4 Mars 2019, 17:26| Përditesimi: 4 Mars 2019, 18:02

  • Share

Derbi i Juglindjes mes Maliqit dhe Devollit, i shtyrë për të hënën në orën 15:00 për shkak të protestave, ka përfunduar me fitoren minimale 0-1 të skuadrës mike. Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët që në fund kënaqi vetëm ata të Devollit.

Golin me vlerë tre pikët e realizoi Xaka në minutën e 16. Maliqi u përpoq deri në fund të barazonte, por në të gjitha rastet dështoi.

Ndërkohë ashtu siç pritej tensioni mes lojtarëve nuk mungoi. Gjyqtari i ndeshjes nxorri 7 herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin, të cilit ia akordoi futbollistit të Devollit Kame.

Me këtë fitore pas 16 javësh kampionat Devolli renditet në vendin e dytë me 40 pikë, 1 më pak se Shkumbini kryesues, ndërkohë që Maliqi pozicionohet I treti me 34 pikë po aq sa Këlcyra e vendit të katërt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?