U shty për shkak të pandemisë, ‘Fast and Furious 9’ rikthehet në maj me histori dhe personazhe të reja

4 Janar 2021, 20:42| Përditesimi: 4 Janar 2021, 20:45

  • Share

Një lajm i mirë vjen për të gjithë të apasionuarit pas shpejtësisë dhe filmave aksion. Seria e filmave të “Fast and Furious” kanë publikuar datën zyrtare të publikimit të edicionit të 9-të.

Filmi do të transmetohet më 26 maj fillimisht në kinematë në Francë dhe 2 ditë më pas në të gjithë SHBA-në.

Ky episod do të sjellë zhvillime dhe personazhe të rinj ku do të dalë për herë të parë dhe vëllai i Dominic Toretto-s (Vin Diesel).

Pas ngjarjeve të ndodhura në në filmin e mëparshëm, familja e Dominic Toretto-s do të përballet vëllain e  tij të vogël, Jakob (John Cena).

Ky i fundit është një vrasës serial, i cili po punon me armikun e tyre të vjetër Cipher, dhe i cili mban një hakmarrje personale kundër Dominic.

Publikimi i “Fast and Furious 9” është shtyrë dy herë. Fillimisht ajo ishte parashikuar në prill të 2019 por kjo u shty për shkak të publikimit të filmit “Hobbs and Shaw” ndërsa u shty për herën e dytë në mars të vitit 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?