VIP & Spektakël

U skualifikua nga BBVIP pasi ‘u mburr’ se kishte rrahur gruan, reagon Klodian Duro: Deklaratë që nisi si ironi

21 Janar 2024, 18:58| Përditesimi: 21 Janar 2024, 19:12

  • Share

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro ka reaguar për herë të parë pasi u skualifikua nga gara për çmimin e madh në Big Brother, pas deklaratës së bërë për dhunën ndaj gruas së tij.

Në reagimin e bërë, Duro sqaron se deklarata e tij ishte nisur si ironi por që tashmë që e kishte parë më me ftohtësi i lë vend keqinterpretimit.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bere një deklarate e gabuar,  nisur si ironi, e tepërt tani qe e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit.

Më vjen keq qe nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtëtë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!”- shkruan Duro në facebook.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?