Politikë

U skualifikua nga gara për kryetar, grupi 'Për PD-në' kërkon rikthimin e Ibsen Elezit! Berisha 'non grata'? Harxhi-Nishani: Basha doli me qëndrim hipokrit e individual, s'u konsultua me partinë

25 Maj 2021, 11:11| Përditesimi: 25 Maj 2021, 18:09

  • Share

Grupi për PD ka kërkuar rikthimin në garë të Ibsen Elezit si kandidat për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen 13 qershor. Duke e cilësuar aktin e përjashtimit të tij si antistatutor, anti-demokratik dhe që deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Grupi për PD thonë se kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe lejimin e kandidimit të Elezit duke shtuar se ai ka kontribute reale dhe është një nga anëtarët më aktiv të PD-së

Kjo kërkesë ishte një nga 6 pikat që grupi për PD i ka dërguar Partisë Demokratike, ku ndër të tjerat kërkon vënien në dispozicion të listës së plotë të anëtarësisë së Partisë Demokratike, rishikimin e përbërjes së Komisionit Zgjedhor, vënia në dispozicionin e infrastrukturës dhe kryesitë e degëve për zhvillimin e takimeve dhe se Lulzim Basha të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij, siç duhet të bëjnë të gjithë Vetëm plotësimi i këtyre kërkesave shprehet grupi për PD do të siguronin një garë të hapur, të barabartë dhe të mbështetura në vlerat me te mira perëndimore të Partisë Demokratike.

Qëndrimi që Basha mbajti për vendimin e DASH për shpalljen 'non grata' të Sali Berishës si për Bujar Nishanin dhe për Edith Harxhin ishte qëndrim hipokrit dhe individual, i cili nuk mori për baza aspak konsumim me anëtarët apo kryesinë e partisë. Nishani tha se Basha duhet të jetë transparent dhe të tregojë nëse vendimet i ka personale apo janë të ndikuara.

Pas akuzave për garë të pabarabartë dhe njëanëse, kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi tha se përtej çdo pengese që mund të dalë ajo nuk do të tërhiqet nga gara dhe se grupi për PD do të vijojë të jetë një zë aktiv për të mirën e partisë dhe rikthimin në identitetit të PD.

Ajo tha se PD humbi që kur u morr penga nga Lulzim Basha dhe se largimi i tij është një hap i domosdoshëm për ringritjen dhe riformatimin e partisë në bazë të idealeve që partia u ngrit për liri në 1990. Edhe pse Basha erdhi si lider perëndimor, Harxhi tha se ai nuk u soll kurrë si i tillë, por q kjo do të marr fund më 13 qershor, ditën e zgjedhjeve.

Kërkesat e Grupit për PD

 

 

Ora 11:37
Imami: Na jepni listën e anëtarëve, vetëm grupet paramilitare të PD që veprojnë prej disa kohësh sillen kështu (VIDEO)

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka deklaruar se përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit, tregon se kemi të bëjmë me një sjellje të turpshme dhe të shëmtuar, duke u treguar për një situatë jo demokratike. Po ashtu Imami ka kërkuar që Basha t’u dorëzojë listën e anëtarëve, pasi vetëm grupet paramilitare të përdorura nga PD sillen këtë mënyrë.

‘Këto bëjnë veprime, që janë veprime, pa kuptim të turpshme. Nëse kryetari i Partisë vendosë të heqë znj. Elezi, mendoni se në një vend kryeministri zgjedh kandidatët çfarë zgjedhje do të ishin këto. Partitë janë aset publik. Nëse kjo nuk funksion brenda një partie, si do të funksionojë në gjithë vendin, ky mund ti bëjë zgjedhjet dhe me keq se Rama. Nuk ka lista sekrete, vetëm grupet paramilitare të përdoruara nga PD sillen në këtë natyrë, që bën ato që bënë. Partia është e hapur dhe e gjithë partia duhet të ketë listën e anëtarëve. Të japin listën e anëtarëve. Gara është e pabarabartë.’- tha Imami.

Ora 11:33
Harxhi sfidon Bashën: Zgjidh vendin dhe arenën ku do ta bëjmë përballjen publike (VIDEO)

Edith Harxhi tha se përballjen publike do të donte ta bënte me Lulzim Bashën , por ai e refuzon këtë gjë. Ajo tha se e sfidon duke i bërë thirrje që ta zgjedhje vetë Basha vendin se ku do ta bëjë të debat.

"Për sa i përket debatit publik unë do doja ta bëja me Lulzim Bashën, por ai e ka refuzuar, i bëj thirrje e sfidoj që të gjejë vendin dhe arenën se ku do ta bëjë këtë debat publike, do ishte në të mirë të PD që Basha atë mbajë fjalën për të bërë transparencë para publikut me programin më të mirë dhe të lejojë shqiptarët të votojnë kush është programi më i mirë dhe programi i duhur", tha Harxhi.

Ora 11:25
Edith Harxhi: Basha e mban veten si perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë! Ka marrë peng partinë (VIDEO)

Kandidatja për kreun e PD Edith Harxhi tha se Lulzim Basha ka marrë peng partinë dhe e gjithë administrate punon vetëm për të. Ajo tha se programi që do të prezantojë për ringritjen e PD bazohet në parimet  dhe idealet e 1990, ndërsa tha se ky program do të sjellë reformimin e PD dhe përfundimin e tranzicionit të PD.

"Nuk e mendoje dot në asnjë moment të tërhiqem nga gara pavarësisht pengesave. Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person Lulzim Bashën. Pavarësisht gjithçkaje vazhdojmë të këmbëngulim për reformimin e PD. Të gjitha çështjet diskutohen në grup dhe jo në mënyrë personale siç i merr Basha. Unë nuk i marrë votën demokratëve por ata do më japin votën mua sepse do besojnë tek unë, te programi im, te ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 dhe ky program do të jetë një fillim i ri për PD dhe përfundim i tranzicionit shqiptar pas 4 humbje seriale të PD dhe një lider që pretendonte të ishte perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë. Çfarëdo që të ndodh ky grup do të jetë unik dhe do të vazhdojë të punojë në çdo kohë. Më 14 qershor jam e sigurt që Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe", tha Harxhi.

Ora 11:21
Berisha ‘non grata’, Nishani: Basha mbajti qëndrim hipokrit! Të flasë publikisht a është shanatazhuar nga Berisha për të marrë vendime (VIDEO)

Ish presidenti Bujar Nishani gjatë mbledhjes së ditës së sotme të ‘Grupi për PD’, tha se qëndrimi i Lulzim Bashës për vendimin e DASH për të shpallur Sali Berishën ‘non grata’ ishte një qëndrim hipokrit. Nishani tha se Basha duhet të jetë transparent dhe të tregojë ndikimin që Berisha mund të ketë pasur tek ai, teksa drejton PD. Nishani sakaq tha se tek Berisha ka konstatuar modelin e ndershmërisë dhe institucionalizimit.

‘Unë kam një histori personale bashkëpunimi me z Berisha. Unë president, z.Berisha kryeministër. Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën. Qendrimi i z Basha ishte hipokrit. Ai u mbështet tek kërkesa për transparencë për këtë çështje çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë transparencë, por z.Basha dhe unë e kemi të qartë. Transparencën duhet ta bëj Basha, pasi në opinionin publik ka diskutime se është i ndikuar nga z. Berisha në vendimet më të rëndësishme që ka marrë z. Basha në PD. Dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje. Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha.’- tha Nishani.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?