Sinan Tafaj është një nga 4 kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, që u skualifikuan nga gara, gjatë mbledhjes 11 orëshe të zhvilluar nga KED.
Tafaj është me aftësi të kufizuara në shikim, por pavarësisht kësaj ka ushtruar funksionin e avokatit, madje edhe ka tentuar të jetë i pari përfaqësues i personave me aftësi të kufizuara që ka dashur të jetë pjesë e Kushtetueses.
Nga 10 kandidate, deri tani kemi vetëm 1 të kualifikuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i cili është Sokol Binaj.
Nga viti 1992 kur është krijuar Gjykata Kushtetuese deri më tani asnjë anëtar i saj nuk ka qenë me aftësi të kufizuara si pjesë e trupës gjykuese, dhe as Tafaj nuk e ka fatin të jetë.
Në një intervistë të mëparshme për Report Tv, Tafaj shpjegoi arsyet e kandidimit, duke deklaruar se paçka aftësive të kufizuara ai ndihej i gatshëm ti shkojë garës deri në fund.
Lajmi kryesor: