Luiza Gega thotë se ndjehet totalisht e dështuar pasi nuk siguroi dot finalen e atletikës në Lojërat Olimpike. Ish-kampionia e Evropës tregon se mori pjesë edhe pse nuk ishte në gjendjen e saj të mirë fizike për shkak të problemeve që ka kaluar.
“Është kaq e vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem.
E di që do kaloj, çdo gjë kalon me kohën por në këtë moment dhemb shumë sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do ia dal pavarësisht se gjërat që në muajin prill, pasi u sëmura morën “dishezën”.
Gjithsesi përsëri përpiqesha fort çdo ditë edhe përse me shumë stres nga ndjesite jo të mira të trupit tim përsëri rrija me shpresën që do e përballoja një garë të nivelit por në fakt nuk ndodhi kështu.
Edhe përse nuk e kam thënë kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet të vija apo jo por e di që pengu për të mos e provuar do më lëndonte më shumë.
Dua vërtet ti kërkoj falje kujdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva dhe falenderoj të gjithe ato që më mbeshtesin si në ditë të mira qoftë dhe të vështira.
Endrra e Parisit mbyllet sot,”-shkruan Luiza Gega.
Lajmi kryesor:
Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e atletikës, mbyll garimin në Lojërat Olimpike: Ndihem e dështuar, më falni
Ne.k./ReportTv.al