Tiranë- GJKKO lë në burg Loran Dushën, administratorin e inceneratorit të Fierit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, që u deportua në fundjavë nga Zimbabve për në vendin tonë nëpërmjet Policisë së Shtetit.
Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” që ishte dhënë në mungesë ndaj tij, teksa ëhstë pjesë e dosjes me 15 të pandehur që po rigjykohen, pasi Apeli prishi vendimin e shkallës së parë, ku Dusha ishte dënuar me 7 vite burgim (4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar).
Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në senacën e sotme (16 qershor), pasi është shtruar në Spitalin e Burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.
Dusha ishte në kerkim prej më shumë se dy vitesh, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, në lidhje me hetimet per ndertimin e inceneratorit te Fierit.
Pjesë e kësja dosjeje janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Dusha akuzohet se ka përfituar financiarisht nga buxheti i shtetit pagesa për punime të pakryera.
Interpoli e solli nga Harare më 14 qershor Loran Dushën, 42 vjeç, administrator i inceneratorit të Fierit. Kërkohej me urdhër të Gjykatës së Posaçme prej vitit 2022, me masën “arrest me burg” për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Shkalla e parë e dënoi me 7 vite burg, në kuadër të dosjes me 15 të pandehur, mes të cilëve ish-ministri Koka e ish-deputeti Bllako. Por Apeli e riktheu dosjen për rigjykim.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit, duke i dënuar në atë dosje, mes tyre edhe Dusha, të cilit iu dhanë 7 vite burg, por me gjykim të shkurtuar u konvertua në 4 vite e 8 muaj.
Gjyqi ndaj tij u bë në mungesë, teksa Apeli i GJKKO më pas e riktheu çështjen për rigjykim dhe ende është në proces.
Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Komente
