Sport

U sulmua nga grabitësit, publikohet momenti kur futbollisti i Arsenalit goditet me shkop bejsbolli

1 Dhjetor 2021, 16:23| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 16:31

  • Share

Një video e zbuluar së fundmi, por e ndodhur disa muaj më parë tregon se si futbollisti i Arsenalit, Gabriel, u sulmua nga dy persona që mbanin në duar shkopa bejsbolli.

Personat në fjalë fillimisht iu afruan 23-vjeçarit në momentin që parkoi ‘Mercedes-in’ 45 mijë stërlinash në garazh. Braziliani pas kërcënimeve dorëzoi çelësat dhe orën, por më pas vendosi të përleshej dhe në një moment duket grabitësi që e qëllon me shkopin e bejsbollit.

Gjithsesi Gabriel i hoqi kapelen një prej grabitësve që mbeti edhe si provë në vendin e ngjarjes. Pikërisht nga një fije floku e mbetur në kapelë u nxor AND-ia e grabitësit, që i përkiste Abderaham Muse, një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili mori një dënim shembullor prej 5 vitesh burg për këtë ngjarje e ndodhur gushtin e kaluar.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?