Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar në lidhje me akuzat e grupimit të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, për veprimtaritë e tij publike si opinionist në televizionet në vend, deri në ditën që iu besua kandidimi për Tiranën. Sipas Bejkos, qëndrimet e tij në çdo intervistë, analizë apo debat kanë qenë qartësisht kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj.
Bejko nënvizon se është kandidat në bashkinë e qytetit ku jeton, pasi sipas tij nuk është shpallur "non grata" si i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.
Bejko i kujton Berishës se krimi i vetem i tij është qe del në TV, dhe duke u përdorur i njëjti kriter, kushedi se çfarë duhet të bëhet me koleget e tij që dalin tek televizioni i Berishës, nëse identifikohen me akuzat dhe krimet që kanë mbi shpinë pronarët e godinës dhe pronarët e atij televizioni. Në fund të shkrimit të tij Bejko ngre dy pyetje për Foltoren dhe financimet që bën për njerëzit që e mbështesin.
‘Reagim publik! Shikoj se familja Berisha dhe pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën. Kjo më jep kënaqësinë për vendimin e drejt që kam marrë për të kandiduar në emër të Partisë Demokratike që Berisha po kërkon ta zhdukë në skutat e Ilir Metës.
Akuza më e rëndë që kanë gjetur për mua deri tani është se kam një veprimtari publike si opinionist tek një televizion i pavarur në vend, deri ditën që mu besua kandidimi për Tiranën. Akuza është se gazetari që më ka ftuar quhet Sokol Balla.
Përfytyro kolegët e mi të nderuar të majtë a të djathtë në bindje e qëndrime, që dalin tek televizioni i familjes Berisha, se çfarë mund të akuzohen, duke u përdorur i njëjti kriter, nëse identifikohen me akuzat dhe krimet që kanë mbi shpinë pronarët e godinës dhe pronarët e atij televizioni.
Post Scriptum:
Në të gjitha daljet e mia publike prej gati dy vjetësh, në çdo televizion: Top News, ABC News, Report Tv, Fax News, Euro news, MCN, A2CNN, etj, në çdo intervistë, analizë a debat, qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë qartësisht të qarta kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj, pasi në bindjen time, Shqipëria do të ndryshojë rrënjësisht ditën që historia do ti flakë në koshin e vet këta oligarkë të politikës dhe ekonomisë shqiptare që ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë paratë e tenderave publikë, inceneratorëve, lejeve të ndërtimit, pronave publike, etj, sepse të gjitha rrugët e parasë së tyre, po t'i ndjekësh, përfundojnë aty, tek katër a pesë përdoruesit mëdhenj të parave të tyre që ndërtojnë së bashku blloqet e gradaçelave e pallateve kudo në Tiranë e bregdet.
Unë jam kandidat për Bashkinë e qytetit ku jetoj, sepse nuk jam shpallur "non grata" i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.
Unë jetoj me punën time. Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare marramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!’- shkruan Bejko.
*Ditën e sotme televizioni i familjes Berisha, publikoi një lajm ku akuzonte Roland Bejkon se rezulton se në listën e personave të atashuar dhe ekskluziv për tu ftuar në studion e AbcNews, sa herë aty trajtohen tema për luftën brenda PD-së. Sipas televizionit të familjes së Berishës, në të gjithë këto dalje, Roland Bejko nuk ka qoftë edhe një rast të ketë sulmuar as qeverinë e Edi Ramës e aq më tepër Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.
Leket i siguron agjentur serbo-ruse ne Tirane, sepse Siguria Kombetare ne Shqiperi ka falimentuar qysh ne vititn 1990.
PërgjigjuBobobo ku mbeti kjo pune. Zot na ruj nga me i fundit i mediokerrve servile te Rames.
Përgjigju