Ky është momenti ku anija e mallrave Eternity C, me flamur liberian dhe e operuar nga grekët, u mbyt pas një sulmi të rebelëve Houthi në brigjet e Jemenit. Është anija e dytë që goditet në më pak se 24 orë. Anija ishte drejtuar për në portin izraelit të Umm al-Rashrash (Eilat), kur u sulmua nga Houthit.
"Forca detare e forcave të armatosura jemenase shënjestroi anijen (ETERNITY C)", tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Sarei, duke shprehur solidaritet me palestinezët në Gaza.
Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes kanë vdekur ndërsa 10 të tjerë janë shpëtuar. Anija mbante 25 anëtarë të ekuipazhit kur pësoi dëme të konsiderueshme dhe humbi të gjitha sistemet shtytëse nga sulmi.
Sipas versionit të Houthëve, Eternity C injoroi paralajmërimet e përsëritura nga marina jemenase përpara se të bëhej shënjestër. Autoritetet e lëvizjes së mbështetur nga Irani përsëritën se do të vazhdojnë të bllokojnë rrugët e transportit detar për në Izrael në Detin e Kuq dhe atë Arabik, duke lëshuar një paralajmërim për të gjitha kompanitë dhe vendet që bëjnë biznes me Tel Avivin: "Anijet tuaja", paralajmëruan ata, "nuk do të jenë të sigurta".
Të dielën, rebelët Houthi lëshuan raketa dhe dronë ndaj një tjetër anije mallrash me flamur liberian dhe të operuar nga grekët, Magic Seas. Të 22 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga një anije tregtare që po kalonte aty pranë.
Komente

Greqia duhet ti shpalli lufte Huthve sepse i ndikon ne tregti
Përgjigju