Sali Berisha takoi të besuarin e Putin rreth 1 muaj para votimit të raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës. Zyra e kryeministrit aso kohe e vlerësoi si një vizitë të rëndësishme që përbën kontribut në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Shqipëri-Rusi.
Njoftimi për shtyp i zyrës së Berishës në 2010
Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, zotin Konstantin Kosachev.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë vizitë, e cila përbën një kontribut të ri në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Zoti Kosachev e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe e uroi atë për arritjen historike, liberalizmin e vizave për qytetarët
shqiptarë.
Zoti Kosachev ndau të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit veçanti atij ekonomik mes të dy vendeve. “Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë” u shpreh zoti Kosachev. Gjatë takimit u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet, në veçanti për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar investimet e
investitorëve rusë në Shqipëri. Në këtë drejtim, sektori i prodhimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, industrisë minerale, turizmit, infrastrukturave të rëndësishme, etj, u konsideruan si fusha që ofrojnë potenciale për një histori suksesi për investitorët rusë por edhe për Shqipërinë.
Duke vlerësuar të rëndësishëm edhe kontributin e parlamenteve të të dy vendeve, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ngritja e komisioneve parlamentare të miqësisë, si dhe rivitalizmi i komisionit të përbashkët ekonomik, por edhe kompletimi i kuadrit ligjor janë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Lajmi kryesor: