Në mesin e videove të shumta të publikuara nga Butrint Imeri gjatë festës së ditëlindjes së tij, një veprim i modeles Arta Nitaj u bë shkak që kjo e fundit të ‘kryqëzohej’ në rrjet.
Teksa ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së Butrint Imerit, modelja Arta Nitaj e cila u kthye në burim kritikash në rrjet, ka bërë një veprim tallës kundrejt besimtarëve dhe fesë myslimane.
Ajo kishte veshur një fustan që përmbante një pjesë shalli në kokë dhe në video-n e publikuar nga Butrint Imeri, Arta thotë me shaka se po bënte faljen e mëngjesit.
Batutë që nuk është pritur mirë nga shumë besimtarë muslimanë, që e kanë kritikuar në mediat sociale.
Pas gjithë komenteve dhe sulmeve në rrjet, modelja përmes një statusi në Instagram, i ka sqaruar të gjithë duke thënë se është besimtare e fesë islame dhe respekton çdo fe tjetër. Ajo thekson se në video nuk ka qenë qëllimi të fyej fenë, të cilës edhe vetë i përket.
KU KA ZOT QE JU MERR PERSIPER JUVE
Përgjigju