Mungesa e ftesës për në Euro 2024 bëri që Sokol Cikalleshi të largohej nga Kombëtarja në moshën 33-vjeçare. Largimi i kavajasit ka bërë që reagimet të jenë të shumta, teksa diçka të tillë e ka bërë edhe Jasir Asani. Anësori i sulmit kuqezi e quan Cikalleshin një legjendë.
"Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë. Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi’, shkruan Asani në mesazhin e tij.
Në 59 ndeshje me Kombëtaren, Cikalleshi ka shënuar 13 gola. Më mirë se ai kanë bërë Alban Bushi me 14 gola dhe Erjon Bogdani me 18 gola për Kombëtaren.
Postimi i Asanit
Lajmi kryesor:
Sylvinho e la jashtë Evropianit, Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja: Dhashë shpirtin në fushë, por një fund që s'e zgjodha vetë
S.Dh/ReportTv.al