Mesfushori Ozil dhe presidenti Erdogan

Sport

U tërhoq nga Kombëtarja, Erdogan për Ozil: Racizmi ndaj tij, i papranueshëm

24 Korrik 2018, 14:57| Përditesimi: 24 Korrik 2018, 15:01

  • Share

Pas tërheqjes së Mesut Ozil nga Kombëtarja Gjermane për shkak të kritikave që mori pas një fotoje të postuar me presidentin turk Erdogan, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit.

Erdogan e ka quajtur të papranueshëm trajtimin që ka marrë Ozil prej paragjykimeve ndaj besimit fetar.

Një trajtim i tillë aq racist ndaj një të riu që ka dhënë gjithçka për ekipin gjerman është i papranueshëm.

Erdogan

Fotoja e Ozil dhe Erdogan u bë burim kritikash për shkak se mesfushori i referohej liderit turk si presidentit të tij. Sipas Ozil, ky referim u bë për shkak të vlerësimit dhe dashurisë që ka për vendin e ku kanë lindur prindërit e tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?